Haziri: Ose me VV’në ose në opozitë, s’ka opsione tjera

  • 30 January 2020 - 22:25
Haziri: Ose me VV’në ose në opozitë, s’ka opsione tjera

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se LDK’ja do ta formojë qeverinë me Lëvizjen Vetëvendosje ose do të shkohet në opozitë, s’ka opsione tjera.

“LDK’ja ska opsione të tjera, ose me VV’në ose në opozitë”, është shprehur Haziri.

Ndërsa për Partinë Demokratike të Kosovës, Haziri tha se para zgjedhjeve i është vendosur vit ë kuqe në mbledhjen e Këshillit të partisë.

“Në mbledhje të Këshillit, para zgjedhjeve, kemi vendosur vijë të kuqe për PDK’në”, thotë Haziri.

”Nuk shkojmë me PDK’në me asnjë lloj qeverisjes. Nuk funksionojnë matematikat tjera me LDK-në”, përfundoi Haziri.


(Kosova Sot Online)