Pamjet nga Kina që kanë shokuar botën, trupat e pajetë në qese, arrestohet autori i videos

  • 05 February 2020 - 09:26
Pamjet nga Kina që kanë shokuar botën, trupat e pajetë në qese, arrestohet autori i videos

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, është filmuar brenda një spitali në qytetin kinez Wuhan, ka shokuar opinionin në mbarë botën.

Fang Bin ka filmuar situatën në të ashtuquajtur spitali i pestë në Wuhan. Aty mund të shihen një grumbull me qese të najlonit të mbushura me trupat e pajetë të personave që humbën betejën më coronavirusin>

Në anën tjetër në Twitter e ka publikuar gazetarja Jennifer Zeng, e cila më pas është arrestuar për shkak të videos. Megjithatë ajo është liruar pas disa orëve.

Videoja ka shokuar botën që është ngritur në këmbë për shkak të epidemisë që ka shpërthyer në Kinë.

Informata zyrtare tregojnë se me coronavirus deri më tani janë infektuar 20.679 persona, ku 20.485 vetëm në Kinë. E numri i viktimave ka shkuar në 492.

(Kosova Sot Online)