Njerëz të mbuluar nga gjaku/ Ja çfarë ndodhi në avionin turk pas përplasjes
Një avion doli jashtë piste dhe më pas shpërtheu në flakë, në një aeroport turk pasditen e sotme. Raportohet se në bord ndodheshin 177 persona dhe 52 prej tyre kanë mbetur të plagosur.
Për fat të mirë, nuk ka asnjë viktimë nga aksidenti i rëndë ajror. Avioni u shkatërrua gati plotësisht duke u ndarë në 3 pjesë.
Nga pamjet e bëra publike në mediat e huaja shihen njerëzit e mbuluar nga gjaku dhe të tmerruar nga kjo përplasje, që mund të kishte rezultuar fatale për ta.
Mendohet se disa prej pasagjerëve kanë ngecur në avion, por punëtorët e urgjencës po punojnë për t’i nxjerrë. Mes pasagjerëve ishin edhe 12 fëmijë.
(Kosova Sot Online)