Flamuri mbrapsht, komuna e Shtimes jep sqarim

  • 07 February 2020 - 14:08
Flamuri mbrapsht, komuna e Shtimes jep sqarim

Në një njoftim të Komunës së Shtimes kanë thënë se Flamuri shtetëror i Republikës së Kosovës ka qenë i kthyer në mënyrë të drejt, para objektit të komunës, por era e kishte kthyer atë mbrapsht.

“Duke parë të arsyshme nevojën për sqarim të opinionit publik, lidhur me publikimet e fundit nëpër portale të Flamurit shtetëror të Republikës së Kosovës, të kthyer në pozitën mbrapsht para objektit të Komunës së Shtimes, njoftojmë se flamuri në fjalë ka qenë i vendosur në mënyrë të dinjitetshme, mirëpo nga era e fuqishme ishte kthyer mbrapsht.

Komuna ka publikuar edhe një video ku shihet se flamuri është rrotulluar nga erërat e forta.

“Andaj, mund të shihni përmes këtij video-linku se si ka lëvizur flamuri nga era edhe pse është i vendosur konform Ligjit për përdorimin e simboleve shtetërore të Kosovës”, thuhet në njoftim. 

(Kosova Sot Online)