Gjendet i vdekur një person në Prizren

  • A.P /
  • 05 May 2024 - 09:11
Gjendet i vdekur një person në Prizren

Policia ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në Prizren, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Policia njofton se ai është shtetas i Serbisë.

“HETIM I VDEKJES- Prizren / 04.05.2024 – 11:31. Pas pranimit të një informate për një person pa shenja jete, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull shtetas i Serbisë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”

(Kosova Sot Online)