Kurti merr mbështetjen e Bullgarisë “për idetë progresive të qeverisë”

  • 07 February 2020 - 19:34
Kurti merr mbështetjen e Bullgarisë “për idetë progresive të qeverisë”

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme priti në takim ambasadorin e shtetit të Bullgarisë, Hristo Gudjev.

Siç njofton kumtesa nga ZKM’ja, ambasadori Gudjev e uroi Kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës së re, atë të parit të Qeverisë dhe njëherësh i uroi suksese të mëtutjeshme.

Gjatë takimit, thuhet në njoftim, Kurti mori mbështetje nga shteti bullgar për idetë progresive të qeverisë së re, e me theks të veçantë në atë të arsimit.ë

(Kosova Sot Online)