“Eskortat e prostitucionit të lidhura me politikën kosovare”, flet profesori universitar

  • 10 February 2020 - 07:51
 “Eskortat e prostitucionit të lidhura me politikën kosovare”, flet profesori universitar

“Në vendet siç është Kosova dhe Shqipëria ku narko mafia dhe oligarkia politike, bëhen produkt, jo i ndonjë konkurrencë lojale dhe normale, po produkt i monopolit dhe kontrollit mbi politiken, zhvillohen dhe "emancipohen" këto sjellje devijante me aq siguri dhe liri te manifestimit”, thotë Maloku për “Kosova Sot Online”.

Në vitet e fundit, një numër i madh i femrave të reja në Kosovë të joshura nga kokat e korruptuara të politikës dhe të biznesit, kanë filluar të shndërrohen në “eskorta” përcjellëse të këtyre njerëzve brenda Kosovës e deri në Dubai, e madje edhe më larg në vendet arabe.

Sipas analistëve dhe njohësve të shkencës së sociologjisë, është shqetësues ky fenomen se si është duke u bërë prostitucioni i nivelit të lartë, duke u bërë edhe profesion dhe mënyrë e jetesës së shumë femrave, të cilat edhe pse nuk punojnë asgjë, po hyre në mediet sociale apo po ti shohësh nëpër Kosovë, bëjnë jetë super luksoze, thuajse janë gratë e sheikëve.

Edhe përkundër faktit se një pjesë e madhe e këtyre femrave kanë pasur të hyra milionëshe në llogaritë e tyre bankare, për çka janë të informuar si BQK-ja ashtu edhe policia e prokuroria, deri më sot prokuroria kosovare i ka mbyll sytë dhe nuk ka hapur asnjë rast, pasi sipas analistëve, këto vajza eskorta-prostituta janë të dashurat e prokurorëve, policëve, pushtetarëve si dhe mafio-oligarkëve që po vazhdojnë të sundojnë në Kosovë.

Lidhur me këtë shpikje të re të krimit të organizuar, për “Kosova Sot Online” ka folur profesori universitar, sociologu Fadil Maloku.

Image
Fadil Maloku

“Dukuria e "eskortave" përcjellëse femërore, sot në kohën e qarkullimit të lirë është një fenomen jo vetëm lokal, por, edhe sish global. Ne shoqëritë shqiptare, ky fenomen, duket që është midis shumë faktorëve edhe pasojë për mendimin tim e dy faktorëve kyç; njërit të brendshëm, e që ka të bëjë me krizën që e ka kapluar gjithë shoqërinë dhe të gjitha shtresat që po i rrisin antagonizmat midis veti, shkaku i pabarazisë enorme që po krijohet në pothuajse të gjitha shoqëritë e tranzicionit. Dhe faktorit tjetër që ka të bëjë është kryesisht me keqkuptimin e "lirisë" dhe mënyrën e shndërrimit të kësaj lirie në biznes publik”, thotë sociologu Fadil Maloku për “Kosova Sot Online”.

Sipas Malokut, rrëshqitja e femrave të reja në këtë rrugë të rrezikshme të prostitucionit që është shndërruar në biznes, është edhe pasojë e lirisë së shfrenuar që ato e kanë fituar në këtë shoqëri tranzicionale.

“Në vendet siç është Kosova dhe Shqipëria ku narko mafia dhe oligarkia politike bëhen produkt, jo i ndonjë konkurrence lojale dhe normale, po produkt i monopolit dhe kontrollit mbi politiken, zhvillohen dhe "emancipohen" këto sjellje devijante me aq siguri dhe liri te manifestimit”, shprehet profesor Fadil Maloku për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)