Nis mbledhja e kryesisë, PDK s’merr pjesë

  • 10 February 2020 - 11:17
Nis mbledhja e kryesisë, PDK s’merr pjesë

Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Në mbledhjen e thirrur nga kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani në rend të ditës është propozimi për organizimin dhe funksionalizimin e komisioneve parlamentare.

Në mbledhjen e kaluar në kryesi është vendosur që të krijohen 14 komisione parlamentare.

Partia Demokratike e Kosovës ndërkaq nuk ka marrë pjesë as në mbledhjen e sotme.

Kjo sipas tyre, në shenjë paknaqësie ndaj veprimit të Osmanit për zhvendosjen e fotografisë së presidentit Hashim Thaçi.

(Kosova Sot Online)