Digjet baraka, humb jetën 13 vjeçarja

  • 11 February 2020 - 09:41
Digjet baraka, humb jetën 13 vjeçarja

Një 13-vjeçare ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm për shkak se baraka ku qëndronte ajo dhe familja e saj në lagjen “Liria” në Shkodër u përfshi nga flakët.

Mësohet se viktima është 13-vjeçarja me iniciale  GJ.D,  e cila i përket komunitetit rom dhe se në momentin kur ra rënë zjarri ishte në gjumë brenda barakës. Barakat e këtij komuniteti në Shkodër janë të vendosur të gjitha në atë zonë por askush tjetër veç të miturës nuk është lënduar. 

Dyshohet se flakët janë vendosur nga një person me probleme mendore, i cili u ka vënë zjarrin disa barakave, në njërën prej të cilave ndodhej edhe 13-vjeçarja,  që nuk mundi të dilte dot kurrë e gjallë.

(Kosova Sot Online)