Albin Kurti i jep ‘goditjen’ e rëndë Rexhep Hotit, njeriut që...

  • 12 shkurt 2020 - 15:38
Albin Kurti i jep ‘goditjen’ e rëndë Rexhep Hotit, njeriut që...

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti, në mbledhjen e mbajtur sot ka marr vendim për shfuqizimin e vendimit të qeverisë së Ramush Haradinajt, për rritjen e pagave për 100% për kryeministrin dhe kabinetin qeveritar.

Kështu që paga e kryeministrit me vendimin e Haradinaj ishte rritur në 2.950 euro në muaj, tash me vendimin e ri të qeverisë Kurti, kryeministri do ta ketë pagën mujore prej 1.500 eurosh. Zëvendëskryeministrat e qeverisë Haradinaj kishin marrë pagën mujore me rritje prej 2 mijë e 500 eurosh, kurse tash zëvendësministrat e Kurtit, do ta marrin pagën mujorë prej 1,356.30 euro. 

Poashtu ndryshime do të ketë edhe tek Ministrat. Përderisa Ministrat e Haradinajt me vendimin për rritje kishin marrë pagë 2 mijë euro, 15 ministrat e Kurtit tash do të marrin pagë nga 1,270 euro.

E një vendim tjetër pozitiv i qeverisë Kurti, ka qenë edhe shkarkimi i të ashtuquajturve koordinator nacionalë, pozita këto të shpikura nga Qeveria Haradinaj për emërimin e militantë partiakë.

E njëri ndër ta, i cili i kushtoi miliona euro buxhetit të Kosovës, ishte edhe Rexhep Hoti, i ashtuquajturi Koordinator Nacional për Kulturë, Arsim, Rini dhe Sport, i akuzuar shpesh herë nga analistët e shumtë, si një nga zhvatësit më të mëdhenj të buxhetit të Kosovës. E paga mujore e Rexhep Hotit arrinte në 1270 euro, pa përfshirë edhe këshilltarët, asistentët dhe stafin përcjellës, shkruan “Kosova Sot Online”.

E shkarkimin e Hotit, e kanë parë si hap pozitiv edhe shumica e analistëve dhe njohësve të zhvillimeve politike në vend, të cilët kaherë në prononcimet e tyre, dhënë për “Kosova Sot Online”, kërkonin shkarkimin e Hotit, i cili përveç zhvatjes së buxhetit edhe ashtu të varfër të Kosovës, nuk njihet për ndonjë kontribut tjetër.

Lexo edhe këtë: 

Vjen akuza e rëndë: Ja kush e kërkon burgosjen e Rexhep Hotit

Akuza e rëndë: Ja kush e kërkon Rexhep Hotin me shokët e tij në burgun e Dyzit

“Shpërthen” skandali, kërkohet burgosja e Rexhep Hotit

Drekat, darkat e udhëtimet zyrtare të Rexhep Hotit - Sa mijëra euro i kushtuan buxhetit të Kosovës?

(Kosova Sot Online)