Akuza e rëndë: Ja kush e kërkon Rexhep Hotin me shokët e tij në burgun e Dyzit

  • 08 November 2019 - 12:52
Akuza e rëndë: Ja kush e kërkon Rexhep Hotin me shokët e tij në burgun e Dyzit

“Pra, në rastin e bandës kriminale hajnash të kapos së "podrimçakut" Rexhep Hoti, që i bëri sallamadi paratë e popullit, po të kishte shtet urgjentisht do të duhej burgosur. Por, ky qeshet sepse e di se nuk ka shtet ligjor,e kanë kapur shtetin për fyti bandat më të rrezikshme të Ballkanit, por që veprojnë në Kosovë. Nuk e di se edhe çfarë skandali tjetër duhet për të ndodhur, e për të burgosur dhe për të mos dhënë llogari. Pra, janë të pafundme hajnit e këtyre bandave kundër popullit”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Në bazë të të dhënave nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, të cilat janë publikuar në media, i ashtuquajturi Koordinator për arsim, Rexhep Hoti, detyrë e shpikur për të zhvatur buxhetin, së bashku me më dy zyrtaret e kabinetit të tij, ka shpenzuar për një vit mbi 40 mijë euro, vetëm për mëditje, akomodim, drekat zyrtare, kredi kartat etj.

Raportohet se personalisht Rexhep Hoti i ka shpenzuar 30 mijë e 318 euro. E sipas analistëve politikë, ky rast është vetëm një pjesë e vogël e abuzimeve të mëdha që kanë bërë partnerët e PAN-it me buxhetin e shtetit për këto dy vite mandat.

Analisti politik, Reshat Badallaj tha për “Kosova Sot Online” se ky është edhe një skandal i radhës që dëshmon plaçkitjen e madhe që PDK-ja i ka bërë shtetit, prandaj do të duhej bërë tash një hetim i detajuar i të gjitha abuzimeve të tij, dhe Rexhep Hoti të shkojë drejt burgut.

Image
Reshat Badallaj

Badallaj tha se qeveria e re në ardhje, duhet ta merr seriozisht hetimin dhe auditimin e të gjitha shpenzimeve të zyrtarëve të lartë të koalicionit PAN, që i bënë pa asnjë arsyetim dhe nevojë racionale gjatë mandatit të tyre dy vjeçar, pasi e zhvatën pa mëshirshëm buxhetin e Kosovës, jo vetëm me paga të dyfishuara, por edhe me shpenzime të luksit.

Me 6 tetor 2019, populli i Republikës se Kosovës me votën e lire i largoi nga skena politika bandat me te rrezikshme te kanaleve te nëntokës kriminale, te rrjetit te cubave, hajnave, matrapazëve, aq te dëmshëm për vendin qe nuk mund t´i krahasosh me asnjë bande kriminale ne tere BALLKANIN. Dhe, si mund te kundërshtosh,ose te ngrihesh kundre popullit qe me dorën e vete i shporri ne theqafje zullumqaret. Kjo do te thotë se paska pasur shume te drejt sepse ja se si zbulohen një nga një bandat me kriminale, se si e kane vjedhur buxhetin e shtetit, se si e kane vjedhur djersen e taksapaguesve”, tha Badalla për Kosova Sot Online.

Sipas Badallajt, liria e lëvizjes për abuzues të tillë, si Rexhep Hoti e shokët e tij, lejohet vetëm në Kosovë, ku nuk funksionon akoma shteti i së drejtës, ndryshe të tillët do të ishin në burg pak orë pas publikimit të lajmit.

“Pra, në rastin e bandës kriminale hajnash të kapos së "podrimçakut" Rexhep Hoti, që i bëri sallamadi paratë e popullit, po të kishte shtet urgjentisht do të duhej burgosur. Por, ky qeshet sepse e di se nuk ka shtet ligjor,e kanë kapur shtetin për fyti bandat më të rrezikshme të Ballkanit, por që veprojnë në Kosovë. Nuk e di se edhe çfarë skandali tjetër duhet për të ndodhur, e për të burgosur dhe për të mos dhënë llogari. Pra, janë të pafundme hajnit e këtyre bandave kundër popullit. Rexhep Hoti dhe jo vetëm ai, por të gjithë ata zagarët që i ka pasur rrotull, duhet urgjentisht të shkojnë në Dyz, nuk e kanë vendin në liri, sepse janë shumë të rrezikshëm për rrethin dhe popullin” përfundoi analisti Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online )