Bahtiri e lartëson Kurtin: Me të kryeministër, kanë dështuar planet me harta në tavolinë
Kryetari i Mitrovicës jugore, Agim Bahtiri, ka thënë se ata që më parë i vendosen hartat në tavolinë për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi, tashmë e kanë të qartë se me Albin Kurtin Kryeministër, plani i tyre ka dështuar.
Sipas tij, me qëndrimin dinjitoz në Konferencën e Sigurisë në Munih, Kurti tregoi se Kosova më asnjëherë nuk do të ndihet inferiore në përfaqësim ndërkombëtar.
Postimi i plotë:
Me qendrimin dinjitoz në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Kryeministri Albin Kurti, tregoj se Kosova më asnjëherë nuk do të ndihet inferiore në përfaqësim ndërkombëtar. Zbatimi i parimeve të përmendura nga Kryeministri Kurti, do ta forcojnë pozitën e Kosovës në dialogun për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë.
Ata që më parë i vendosen hartat në tavolinë për arritjen e kësaj marrëveshje, tashmë e kanë të qartë se me Albin Kurtin Kryeministër të Kosovës, plani i tyre ka dështuar.
Duke e njohur për së afërmi Albin Kurtin dhe vizionin e tij, unë e kam mbështetur edhe para se të bëhem pjesë e VV-së, prandaj së bashku na priftë e mbara në sfidat që kemi si popull para vetes.
AB
(Kosova Sot Online)