Zhduket një djalë në Gjilan
Një qytetar nga Gjilani ka raportuar në polici se vëllai i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 15 shkurtit, në rrugën “Vëllezërit Llozana” në Gjilan, ku ankuesi ka njoftuar policinë se nuk dihet asgjë për vendndodhjen e vëllait të tij.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij viktima mashkull kosovar, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij”, bëhet e ditur në raportin e policisë.
(Kosova Sot Online)