Fjalët prekëse të shokut të Fisnik Bllacës që dyshohet se u vra nga motra në Gjilan

  • 19 February 2020 - 10:56
Fjalët prekëse të shokut të Fisnik Bllacës që dyshohet se u vra nga motra në Gjilan

Shtëpia e familjes Bllaca në Gjilan dje u kthye në zonë krimi, pasi që vajza e vetme e kësaj shtëpie, policja Valdete Bllaca dyshohet që vrau prindërit, dy vëllezërit dhe më pas bëri vetëvrasje.

Ndërsa, vëllai i vogël i polices, Fisnik Bllaca nga shokët e tij po veçohet si njeri i fjalës, i besës dhe me virtyte të larta, të paktën kështu ka shkruar Fisnik Rexhepi, shoku dhe fqinji i tij, në një postim në rrjetin social Facebook.

“Fis, ne u rritëm bashkë dhe kaluam shumë kohë të mira si fqinj e si shokë. Ishe një njeri me virtyte të larta dhe i fjalës e besës. Gjendeshe gjithmonë aty ku shokët kishin nevojë për ty. Sot, s’po më besohet se ti nuk do të jesh më ne mesin tonë. Lutuni për shpirtin e shokut tonë dhe familjes Bllaca. Zoti e shpërbleftë me parajsë Fisin dhe familjen e tij!”, ka shkruar Fisnik Rexhepi.

Ish-policja dyshohet se e ka qëlluar me dy plumba vëllain e saj, Fisnikun.

(Kosova Sot Online)