“Shpërthejnë” skandalet në Policinë e Kosovës, ja çfarë kërkohet

  • 19 February 2020 - 15:59
“Shpërthejnë” skandalet në Policinë e Kosovës, ja çfarë kërkohet

“Çështjet e tilla janë theksuar shumë herë. Shkeljet e rënda nga ana e udhëheqëseve të Policisë së Kosovës janë bërë në mënyrë të vazhdueshme. Ato janë dukur në eliminimin e provave për elementët e lartë ose me mënjanimin dhe me ikjen nga përgjegjësia. Ka shkuar deri tek keqpërdorimi dhe veprat e rënda penale, deri tek vjedhjet e pasurisë së konfiskuar nëpër zyrat e policisë. Nuk është vetëm Ferizaj që tregon këso veprash penale, por prinë Prishtina, e më pastaj vjen Prizreni, Peja e shumë komuna tjera deri në qendër, sikurse ka qenë rasti me dhomën e vjedhur me së rëndi e para disa viteve”, thotë Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sipas një inspektimi të Inspektoratit Policor të Kosovës, nga 80 dosje të inspektuara, në 75 prej tyre hetuesit kanë shkelur dhe nuk kanë respektuar nenin 70 të Kodit të Procedurës Penale, i cili parasheh që brenda 24 orëve policia t’i dorëzojë një raport policor prokurorit.

Njohësit e fushës së të drejtës, e konsiderojnë këtë një skandal të llojit të vetë se si po i neglizhojnë hetuesit policorë detyrat e tyre të përcaktuara sipas Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, duke mos hartuar fare raporte me shkrim për prokurorin e shtetit rreth hetimeve që i kanë bërë, apo duke bërë edhe pazare për rastet që iu janë dhënë për t’i hetuar apo intervistuar të dyshuarit.

Si neglizhencë tjetër, IPK-ja i konsideron edhe rastet kur në procesverbalet e marrjes në pyetje nuk janë nënshkruar nga dëshmitarët apo të dyshuarit. Sipas IPK-së, kjo mund të ketë efekte negative gjatë zhvillimit të fazave të mëvonshme të procedurës penale. Gjatë inspektimeve IPK-ja ka hasur edhe në raste kur dëshmitë nuk janë gjetur në dhomat e dëshmive.

Poashtu në dhomën e dëshmive në Stacionin policor të Ferizajt nuk janë gjetur një shumë e parave të konfiskuara, por ato janë mbajtur në një sef në zyrën e zyrtares përgjegjëse të dhomës së dëshmive, e cila hapësirë ndahet edhe me zyrtarë të tjerë të drejtorisë. IPK-ja gjithashtu ka pasur vërejtje sa i përket lëvizjes së dëshmive në rastet kur ato nxirren nga dhomat e dëshmive për t’u dërguar në gjykatë, apo kthyer personit të autorizuar.

Lidhur me këto shkelje dhe abuzime të mëdha, për “Kosova Sot Online” ka folur profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi.

Sipas tij, vetëm ligji Veting i eliminon të gjitha to manipulime, duke u spastruar të gjitha institucionet e sundimit të ligjit nga abuzuesit me detyrën zyrtare.

Image
Muhamet Kelmendi

“Çështjet e tilla janë theksuar shumë herë. Shkeljet e rënda nga ana e udhëheqëseve të Policisë së Kosovës janë bërë në mënyrë të vazhdueshme. Ato janë dukur në eliminimin e provave për elementët e lartë ose me mënjanimin dhe me ikjen nga përgjegjësia. Ka shkuar deri tek keqpërdorimi dhe veprat e rënda penale, deri tek vjedhjet e pasurisë së konfiskuar nëpër zyrat e policisë. Nuk është vetëm Ferizaj që tregon këso veprash penale, por prinë Prishtina, e më pastaj vjen Prizreni, Peja e shumë komuna tjera deri në qendër, sikurse ka qenë rasti me dhomën e vjedhur me së rëndi e para disa viteve”, thotë profesor Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Profesor Kelmendi zbulon në këtë rast dy lloje të veprave penale që mundë të kualifikohen tek rastet e tilla.

“Duhet thënë se këtu ka dy lloje të keqpërdorimeve e të veprave penale që kryhen: 1. Veprat penale nga marrja e ryshfetit, rrahjet dhe vjedhjet e mjeteve, si dhe 2. Vepra penale nga fshehja e fakteve dhe të provave për veten e vetë dhe të udhëheqëseve dhe të strukturës politike dhe ekonomike të vendit. Të dy këto vepra penale janë në veprim. E para duket nga rastet që gjinden tek Inspektorati Policor i Kosovës. Vetë fakti se janë mbi 80 raste për vitin 2019 tregon nivelin alarmant të keqpërdorimeve të bëra. Ndërsa, fshehja e provave është dukuri që nuk theksohet dhe nuk dihet. Dihet natyra e veprave dhe rrethi ku po kryhen këto vepra, por nuk dihet se si dhe kush po i bënë. Natyrisht se këtu është niveli më i lartë në organet e tilla që ka përgjegjësi për veprat. Shembull ishte rasti me kokainën e gjetur në makinën e ish drejtorit të Policisë së Kosovës. Kemi rastet e fshehjes së provave për firmat tipike të dyshimta si ETC, HIB, Devolli, Lesna etj, të cilat janë shumë të inkriminuara në mallra dhe me vepra të tjera të dyshimta. Në favor të kësaj shkon edhe fakti i mos përgjegjësisë apo i mos ndjekjes penale të subjekteve të përfolura, qofte politike, qoftë ekonomike. Asnjë rast të tillë nuk e kemi në përgjegjësi”, shton Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Për t’i eliminuar këto abuzime që shkojnë deri në veprime kriminale nga vetë organet, Kelmendi shpreson për ndryshime substanciale nga Qeveria e re.

“Nga Qeveria e re kërkohet të punoj me dy drejtime: Së pari, në futjen në zbatim të VETING-ut si mjet për të bërë spastrimin e përzgjedhjen e kuadrit për këto fusha dhe së dyti, të kërkoj dhe punoj për të respektuar ligjin në fuqi, në mënyrë që të dilet para keqpërdorimeve dhe burokratizimit të organeve të ndjekjes. Duhet ditur se nuk ka bazë ligjore mbajtja në parandalim pa vendim të organit kompetent të rastit, të prokurorisë. Kështu është edhe për respektimin e afateve dhe të të gjitha të drejtave të qytetarëve dhe të organeve. Këtej duhet intervenim dhe VETING”, përfundon profesor Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online” .

(Kosova Sot Online)