Banorët e fshatit Strellc ankohen se kanë telashe me ujë të pijes

  • 23 February 2020 - 21:05
Banorët e fshatit Strellc ankohen se kanë telashe me ujë të pijes

Gypat janë sjell tash e 7 muaj por sot e asaj dite nuk u vunë në funksion. E mosfunksionimi i tyre, po shihet si problem për banorët e fshatit Strellc i Epërm në komunën e Deçanit.

Ata thonë që janë detyruar t’i bëjnë një zgjidhje vetë, pasi që kanë mbetur pa ujë të pijes .

E Sherif Shabanaj, po ashtu banor i këtij fshati, thotë që edhe pse po i paguajnë faturat, furnizimi me ujë nuk po ndodh.

Kryetari i këtij fshatit shprehet i shqetësuar, për këtë problem, si edhe tregon se si keq funksionon ky sistem i furnizimit me ujë.

Ndërkohë, Kryetari i Komunës së Decanit, Bashkim Ramosaj, fajin për këtë problem e hedh tek menaxhmenti i kompanisë “Hidrodrini”.

Ramosaj shton se  nëse deri në shtator nuk përfundon ky projekt, atëherë ai do iu drejtohet organeve ligjore.

Ndërsa, Drejtori i Hidrodrinit në Pejë, Agron Tigani, ka thënë që ky projekt do të filloj punimet në javën e ardhshme, e do të përfundoj nga mesi apo fundi i muajit Maj.

Në fund shtoi që me instalimin e ujëmatësve të gjitha problemet do të evitohen që të ketë një shfrytëzim sa më normal të ujit.


(Kosova Sot Online)