Ministri Abdixhiku priti në takim ambasadoren e Kroacisë

  • 24 February 2020 - 13:44
Ministri Abdixhiku priti në takim ambasadoren e Kroacisë

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të hënën (24.02.2020), ka pritur në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë Danijela Barišië.

Në takim njoftues, ministri Abdixhiku shpalosi planin qeverisës për infrastrukturë dhe ambient, në veçanti projektet me prioritet për të cilat janë angazhuar në implementimin e tyre me marrjen e mandatit.

Ambasadorja Barišië, krahas urimit për marrjen e detyrës së ministrit, Abdixhikut i shprehu gatishmërinë për të ofruar mbështetjen e nevojshme.

(Kosova Sot Online)