Vrau gruan dhe telefonoi policinë, u arrestua teksa pinte cigare. Ja dëshmia e parë e burrit
Zbardhen fjalët e para që Rrushdi Tosuni i tha policisë në momentin që iu vunë prangat, vetëm pak pasi kishte qëlluar për vdekje brenda biznesit të tyre gruan e tij Hajdien, 53-vjecare.
Media raporton se pasi e qëlloi per vdekje bashkeshorten, nënën e tre fëmijëve, Rrushdiu ka lajmeruar vete policine.
Ai ka ulur qepenin e dyqanit dhe ka pritur ne trotuar policinë, nderkohe që konsumonte cigare.
“Dyshoja se më tradhtonte”, kanë qënë fjalët që ai i ka thënë policisë, teksa i viheshin prangat.
Ndërkohë që burimet bëjnë me dije se mes bashkëshortëve edhe këtë paradite kishte pasur një konflikt, që përfundoi tragjikisht për gruan.
(Kosova Sot Online)