
Lexoni edhe:
Morena Taraku tani biondinë, që ju lë pa mend
Vitin e kaluar, Kina rezultoi me trefishin e miliarderëve të rinj ndaj SHBA-së, të cilët pasurinë e tyre e kanë fituar kryesisht në sektorin farmaceutik, internet, argëtim, sipas renditjes së publikuar në revistën kineze ”Hurun Report” për njerëzit më të pasur në botë.
Morena Taraku tani biondinë, që ju lë pa mendLexoni edhe:
”Në rajonin e Kinës së Madhe, që përfshin Hong-Kongun dhe Tajvanin, numri i miliarderëve të rinj është rritur me 182 në 799 persona, në krahasim me 59 pasanikët e rinj në SHBA”, tregojnë të dhënat e revistës kineze.
”Edhe pse shpërthimi i epidemisë së koronavirusit në Kinë e ka goditur rëndë ekonominë e dytë më të madhe në botë, gjithashtu e ka nxitur rritjen e aksioneve të kompanive kineze, që merren me veprimtari edukative përmes internetit, lojërave online si dhe me prodhimin e vaksinave”, theksohet në raport.
Duke pasur parasysh se numri më i madh i qytetarëve kinezë pas epidemisë kanë mbetur në shtëpitë e tyre për shkak të karantinës dhe kufizimeve të udhëtimeve, shërbimet përmes internetit janë rritur, ndërsa dukshëm kanë përfituar edhe sipërmarrësit në fushën e shëndetësisë, të specializuar për vaksinimet.
‘’Kina sot ka më shumë miliarderë se sa SHBA-ja dhe India bashkë”, theksoi Rupert Hugeverf, themelues dhe kryetar i “Hurun Report”, sipas të cilit SHBA kanë 629 miliarderë, ndërsa India 137 miliarderë.
Gjatë 12 muajve, deri në fund të janarit të vitit 2020, aksionet e kompanive teknologjike në Kinë kanë shënuar rritje për 77 %, ndërsa kompanitë farmaceutike kineze për 37 %, duke e tejkaluar rritjen e përgjithshme globale.
Megjithatë, në majë të listës së njerëzve më të pasur në botë janë biznesmenët amerikanë, ndërsa vendi i parë tashmë tre vite me radhë i takon themeluesit të Amazon, Xhef Bezos, me pasuri prej 140 miliardë dollarëve.
Mes miliarderëve kinezë më i pasur është Xhek Ma, themelues dhe ish-shef i Alibaba-s, me pronë në vlerë prej 45 miliardë dollarë.
(Kosova Sot Online)