Amerika ia konfirmon Thaçit mbështetjen për FSK’në dhe për dialogun me Serbinë
Zëvendëssekretari i Mbrojtjes i SHBA’së, David Norquist, ka folur pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Thaci ka vizituar SHBA’në, dhe atje është pritur edhe nga Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo.
“Ishte një nder që të takohem me Presidentin Hashim Thaçi në Pentagon”, thotë Norquist.
“Departamenti i Mbrojtjes vazhdon të mbështesë zhvillimin e FSK’së dhe përpjekjet që të normalizohen marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, ka shtuar ai në rrjetin social Tuitter.
Ndërkohë, Thaci pas takimit me Pompeon tha se Kosova është e bekuar pasi ka ndihmën e SHBA’së për vazhdimin e rrugës Euro-Atlantike dhe krijimin e ushtrisë.
(Kosova Sot Online)