Alarmon eksperti i së drejtës: Ja pse urgjentisht duhet të nis Vetting-u në Kosovë

  • 27 February 2020 - 07:41
Alarmon eksperti i së drejtës: Ja pse urgjentisht duhet të nis Vetting-u në Kosovë

“Pra, oligarkia politike është e armatosur, jo vetëm me pushtet por edhe me paranë, dhe e pa sfidueshme materialisht dhe e pa sfidueshme as nga ligji dhe detyrimisht është më se i nevojshëm një VETING-u për të hetuar paratë dhe pasuritë e të gjithë politikanëve, pushtetarëve dhe gjyqtarëve e prokurorëve të të gjitha këtyre 20 viteve. Por shqetësim mbetet se kush do ta drejtojë VETING-un pasi është shumë e vështirë për të gjetur individë, politikanë, pushtetarë e juristë të papërlyer në këtë zallamahi korrupsioni dhe integrimi në ketë gjithë përfshirje në korrupsion, përfitime dhe në abuzime, sikurse që po kjo gjë po rezulton në Shqipëri edhe pas fillimit të VETING-ut”, thotë eksperti i së drejtës, Skënder Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Njohësit e fushës së të drejtës i bëjnë thirrje qeverisë që pa vonesë dhe pa hamendje, ta përgatis dhe fus në funksion ligjin e Vetting-ut, pasi sipas tyre është koha e fundit që askush të mos jetë mbi ligjin, qoftë ky edhe zyrtari më i lartë ne vend.

Njohësit e kësaj fushe, por edhe analistët e politikës vlerësojnë se është momenti i fundit për të bërë Vetting në politikë dhe në drejtësi së pari, por edhe në sektorët e tjerë te shoqërisë institucionale ne vend. Një urgjencë të tillë e sheh dhe e kërkon edhe eksperti i së drejtës, Skënder Kapiti.

Image
Skender Kapiti

“Paligjshmëria, korrupsioni, vjedhja e grabitja me ligj e pa ligj e pasurive shtetërore dhe abuzimi me paranë publike; shfrytëzimi i posteve dhe të detyrave shtetërore janë “bizneset”politike më të suksesshme sot në Kosovë. Kjo vërtetohet me faktin e akumulimit të shpejtë të miliona eurove, bizneseve dhe pasuri të patundshme nga individët që si biznes kanë pushtetin ,politikën dhe vulat e pushtetit e të qeverisjes vendore e sidomos ato qeveritare, si dhe prokurorët e gjyqtarët. Pra, biznesi më fitimprurës sot në Shqipëri e Kosovë është biznesi politik ku si grupi më i fuqishëm i interesit janë grupi qeveritar, parlamentarët, sistemi gjyqësor të cilët kanë kapur ekonominë me rrjetin mafioz të zotërimit dhe të kontrollimit prej tyre dhe familjarëve e të të afërmve të tyre edhe të bizneseve ekonomike, investimet, tenderimet dhe gjithçka ku buron e fitohet paraja publike. Në këtë mënyrë është instaluar një korporatë apo sistem korruptivo-kriminal oligarkiko-politik të cilët kanë kapur dhe privatizuar si politikën ashtu edhe shtetin dhe ekonominë dhe janë pasuruar aq shumë se nuk dinë çfarë të bëjnë me paranë”, thotë Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, problemi kryesor mbetet tani te ekipi dhe komisioni profesional që do ta zbatojë Vettingu-n, pasi aty është çelësi i suksesit dhe duhet pasur kujdes se kujt i besohet ky proces.

“Pra, oligarkia politike është e armatosur, jo vetëm me pushtet por edhe me paranë, dhe e pa sfidueshme materialisht dhe e pa sfidueshme as nga ligji dhe detyrimisht është më se i nevojshëm një VETING-u për të hetuar paratë dhe pasuritë e të gjithë politikanëve, pushtetarëve dhe gjyqtarëve e prokurorëve të të gjitha këtyre 20 viteve. Por shqetësim mbetet se kush do ta drejtojë VETING-un pasi është shumë e vështirë për të gjetur individë, politikanë, pushtetarë e juristë të papërlyer në këtë zallamahi korrupsioni dhe integrimi në ketë gjithë përfshirje në korrupsion, përfitime dhe në abuzime, sikurse që po kjo gjë po rezulton në Shqipëri edhe pas fillimit të VETING-ut”, përfundon eksperti i së drejtës, Skënder Kapiti për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)