Lajmi i fundit: Vrasje në Pejë
Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Llabjan të Pejës
Rastin për media e ka konfirmuar policia dhe prokuroria e Pejës.
“Një personë shtë gjetur pa shenja jete, dyshohet se ka të bëjë me vrasje. Prokurori, policia dhe departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes. Po kryhen të gjitha hetimet e nevojshme”, ka thënë për media zëdhënësi I Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
Edhe policia e ka konfirmuar rastin për media.
“Mund të konfirmoj se është gjetur një trup pa shenja jete. Njësitet policore janë në vend të ngjarjes dhe po marrin të gjitha masat e nevojshme”, ka thënë Driton Rugova, zëdhënës I policisë për rajonin e Pejës.
Viktima është i gjinisë mashkullore.
Media do të ju mbajë të informuar.
(Kosova Sot Online)