Dhunuan një vajzë, arrestohen tre persona në Gjilan

  • 28 February 2020 - 11:50
Dhunuan një vajzë, arrestohen tre persona në Gjilan

Tre persona janë arrestuar nga policia e Kosovës në Komunën e Gjilanit, nën dyshimet se kanë dhunuar një femër.

Rasti sipas policisë dyshohet se ka ndodhur me datë 22 dhe 23 shkurt.

Tre personat e dyshuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se kanë dhunuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)