Burri mbyti në liqen gruan për të dashurën që e kishte njohur në internet

  • 28 shkurt 2020 - 21:03
Burri mbyti në liqen gruan për të dashurën që e kishte njohur në internet

71 vjeçari Peter Rex Dansie është burgosur kësaj jave për vrasjen “mizore” të bashkëshortes së tij me paaftësi Helen, për të krijuar një lidhje me një kineze që e kishte njohur në internet.

Australiani e kishte mbytur gruan e tij duke e shtyrë atë megjithë karrocë në një liqen teksa ishin duke shëtitur në një park publik në Adelaide.

Ai kishte pritur derisa të errësohej dhe kur shumica e njerëzve ishin larguar për ta shtyrë në ujë gruan me paaftësi dhe më pas kishte hyrë edhe vetë duke u përpjekur të dukej sikur po tentonte ta ndihmonte.

Por mbi versionin e tij u ngritën dyshime kur u zbulua se para se të hynte në ujë kishte lënë në makinë orën e dorës dhe portofolin, për të cilat gjykatësi i çështjes David Lovell tha se tregonin “pritshmërinë tuaj se do të njomeshit atë mbrëmje”.

67 vjeçarja Helen, 67, ish-mikro-biologe lëvizte vetëm me karrocë invalidësh që kur pësoi një goditje cerebrale në vitet 1990-të.

Prokurorët thanë se Dansie nuk donte të kujdesej më për gruan e tij të sëmurë dhe bisedonte online me një grua në Kinë me të cilët kërkonte të kishte një lidhje.

Ai pranoi se ishte përfshirë me gruan e njohur në internet se ishte “i mërzitur”.

Dansie kishte prerë biletat e avionit dhe një ditë para se ai të largohej policia kontrolloi shtëpinë e tij dhe gjeti një valixhe të mbushur me kondomë, Viagra, lodra seksi dhe të brendshme grash.

“Kjo ishte një vrasje e ftohtë, e planifikuar, e një personi që duhet të mbështetej te ju”, tha gjykatësi para se ta dënonte me 25 vjet burg.

(Kosova Sot Online)