Nëna me djalin vrasin babain dhe vajzën – për të marrë miliona dollarë dëmshpërblim nga sigurimet

  • 28 February 2020 - 22:22
Nëna me djalin vrasin babain dhe vajzën – për të marrë miliona dollarë dëmshpërblim nga sigurimet

Një histori tronditëse e zbuluar së fundmi në gjyq në SHBA, nxjerr një nënë e cila akuzohet se ka angazhuar të birin dhe shokun e tij të ngushtë për të vrarë burrin dhe të bijën e saj.

Ted Connors dhe shokut të tij të ngushtë Jose Carrero raportohet se u është kërkuar nga Dolores Morgan të vrasin Nicholas Connors e Ana Mejia.

Policia thotë se pagesa për ta do të ishte një copë nga sigurimi i jetës së Connors, raporton “ New York Post”. Të mërkurën Morgan, 66 vjeç, e Connors 47 u paditën me shtatë akuza mes të cilave vrasje në bashkëpunim për therrjen me thikë në vitin 1994 të Ana Mejia dhe vrasjen me armë të Nicholas Connors në 1995.

Carrero ka pranuar dy akuzat për bashkëpunim në vrasje të shkallës së dytë dhe pretendoi se shoku i tij i kishte ofruar 2000-3000 dollarë për të kryer vrasjet.

Trupi thuajse i zhveshur i Mejia u gjet në dhjetor 1994, në shtëpinë ku jetonte me të shoqin dhe dy fëmijët. Supozohet se Morgan trembej se Mejia do t’i tregonte policisë për një rrjet të vogël shpërndarje droge që ajo kryente bashkë me Connors prandaj dhe e vrau.

Connors, i cili ishte babai adoptues i Ted, i gjet i vdekur në shtëpinë e tij gjashtë muaj me disa të shtëna në kokë. Morgan e Connors u zhvendosën nga New Jersey në Florida pasi kompania e sigurimit të jetës u pagoi 200,000 USD.

Carrero kishte pranuar të dëshmonte kundër nënë e bir dhe nisi të jepte detaje prej javës së shkuar. Carrero tha se Connors qëlloi me thikë motrën e saj pasi i kishte vënë një jastëk mbi kokë. Ndërsa natën kur Nicholas Connors u vra me armë, ai shoqëronte shokun e tij dhe kishte thyer dritaren për të bërë që të dukej si një grabitje e shkuar keq.

(Kosova Sot Online)