Kapet serbi që po i furnizonte kosovarët me drogë

  • 02 March 2020 - 09:57
Kapet serbi që po i furnizonte kosovarët me drogë

Është arrestuar një serb në Fushë Kosovë për veprën penale “posedim i paautorizuar i narkotikëve”.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmjen e së shtunës, pra më 29.02.2020, në rrugën “28 Nëntori”, në Fushë Kosovë, ka arrestuar fillimit pesë persona për veprën penale “posedim i paautorizuar i narkotikëve”.

Sipas njoftimit, në mesin e të arrestuarve kanë qenë katër kosovarë dhe një serb dhe deri te arrestimi i tyre ka ardhur pasi që tek të njëjtit gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar substanca të lloje të ndryshme narkotike me pesha të ndryshme si: Marihuanë, Amfetaminë dhe fara kanabisi, po ashtu janë konfiskuar edhe dy telefona mobil, 2617.2 euro para të gatshme, 40 mijë e 440 Dinarë të Serbisë si dhe dy nga 50 euro dyshohet të falsifikuara.

Policia ka bërë të ditur se, gjatë intervistimit të dyshuarit kanë deklaruar se janë furnizuar nga i dyshuari serb.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull serb është dërguar në mbajtje dhe katër të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)