Deputetja e AAK’së-Kurtit: Mos i dëgjoni këshillat e Profesorit
Deputetja e AAKs’ë, Teuta Haxhiu, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, i ka këkruar kryeministri Albin Kurti të mos e heq tarifën ndaj produkteve serbe.
Haxhiu i ka thënë Kurtit të mos e dëgjojë kreun e LDK’së, Isa Mustafa, e cili dje ka kërkuar nga partneri i tij në qeverisje që të veprojnë sipas kërkesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për heqje të tarifës.
“Lërini këshillat që po ua jep Profesori. Respekto vendimin e drejtë të shtetit tënd, pavarësisht se kush e bëri atë”, ka thënë deputetja e AAK’së.
Haxhiu thotë se nëse Kurti e heq tarifën, atëherë do të bëjë gabim të pafalshëm.
“Thirrja jonë është shumë e thjeshtë: mos bëni gabimin kundër vetës tënde dhe kundër të drejtës së Kosovës. Mos lejo që Serbia të tallet me Kosovën. Kosova nuk ta ka borxh jëtë” . u shpreh ajo.
(Kosova Sot Online)