Nuk e ndalin as vezët, Hoti shkon sërish këmbë në punë
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti është i vetmi zyrtarë shtetëror që rrugën deri në punë e bënë në këmbë.
Edhe këtë të martë, Hoti është parë në mëngjes përkrah bashkëshortes së tij, duke shkuar në punë.
Hoti është thuajse i vetmi politikan që nuk shfrytëzon automjete shtetërore për të shkuar në punë.
Kjo nuk është hera e parë që e kemi parë zëvendëskryeministrin Hoti duke shkuar në punë në këmbë. Edhe gjatë kohës sa ishte Ministër i Financave, Hoti është parë duke shkuar në këmbë.
Më poshtë mund të shihni fotot e Hotit.
(Kosova Sot Online)