Shënohet rasti i parë i koronavirusit në Poloni
Polonia u bë sot shteti më i ri evropian që preket nga koronavirusi Covid-19. Ndërkohë në Irak u regjistrua vdekja e parë, ndërsa Koreja Jugore i regjistroi 516 raste të reja për një ditë.
Pacienti i infektuar me koronavirus është një burrë që u diagnostikua në një spital të qytetit Zielona Gora, që shtrihet në pjesën perëndimore të provincës Lubusz. Raportohet se ai ndodhet në gjendje stabile.
Ky rast e bëri Poloninë shtetin e 34-të evropian që është prekur nga koronavirusi, nga i cili janë prekur më shumë se 91 mijë persona në mbarë botën.
Ndërkohë, në shtetin fqinj të Polonisë, në Gjermani, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 44 raste të reja.
Pesëmbëdhjeta nga gjashtëmbëdhjetë shtetet federale të Gjermanisë tashmë janë përfshirë nga koronavirusi. Sidoqoftë, shteti më i prekur është Rhine-Westphalia.
Gjermania nuk ka raportuar për ndonjë vdekje nga koronavirusi deri më tash, shkruan “Daily Mail”.
(Kosova Sot Online)