Godet profesori i njohur: Të depolitizohen Ministrija e Punëve të Jashtme, të pastrohet diplomatët servil të PDK-së dhe LDK-së

  • 06 March 2020 - 13:38
Godet profesori i njohur: Të depolitizohen Ministrija e Punëve të Jashtme, të pastrohet diplomatët servil të PDK-së dhe LDK-së

“VV duhet të veproj njëjtë, për tu mbështetur në bazën e profesionalizmit, edhe me ambasadorët e përfaqësuesit diplomatik të shumtë të LDK, dhe njerëz të shumtë të këtij subjekti që me vite shërbejnë nëpër shumë ambasada e shërbime konsullare. Ky fillimi i depolitizimit nuk duhet të ndalet sepse depolitizomi si proces i domosdoshëm akoma është shumë larg për të ndodhë si tërësi. Mos të harrojmë se MPJ përbëhet kryesisht nga struktura e njerëzve që përfaqësojnë PDK-në dhe LDK-në. Ambasadorët dhe shërbyesit partiak mundë të kthehen në MPJ por problemet mbetën të njëjta nëse ata nuk zëvendësohen me profesionistë të fushës sepse nga aty pastaj prapë merren me politikë dhe parti në kuadër të MPJ-së’, thotë Burjani për “Kosova Sot Online”.

Profesori universitar Blerim Burjani, njohës i afër dhe me përvojë i të gjitha zhvillimeve politike e institucionale në ndërtimin e shtetit të Kosovës, për këto 20 vjet të pas luftës, konsideron se politika kosovare ka ra në provim duke marr notë të dobët në politikën e jashtme për shkak se MPJ, në stafin e vetë, brenda dhe jashtë vendit, kryesisht është bazuar në militantizëm politik, në njerëz jo profesionistë që janë rehatuar aty si në një institucion të përkujdesjes sociale dhe asnjëherë deri tash nuk është menduar për një qasje profesionale, të politikës afatgjatë të ndërtimit të strukturës së qëndrueshme të funksionit. Prandaj, me ndryshimet e fundit të filluara nga Qeveria e re, Profesor Burjani kërkon depolitizim të thellë në MPJ, ndërtim të bazës profesionale që do ti reziston kohës, pavarësisht ndryshimeve politike që do të rrjedhin në të ardhmen e që ato janë proces i natyrshëm dhe i pa ndalshim porpolitika e jashtme gjithmonë të bazohet në strukturë profesionale dhe pa interes të ngushta meskine politike të grupeve të interesit.

Image
Blerim Burjani

“Pa depolitizim të MPJ-së nuk ka depolitizim të ambasadorëve partiak dhe shërbyesve konsullor. Shërbimi diplomatik përbëhet prej përlotë familjarëve të PDK-së dhe LDK-së. Shkarkimi i ambasadorëve partiak është akt i mirëpritur dhe i domosdoshëm për depolitizim të këtij shërbimi që përbëhet nga partitë politike dhe kryesisht nga familjarët e PDK-së dhe LDK-së”, thotë Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

Sipas Burjanit, kjo fshesë e ditëve të fundit, që ka filluar nga Qeveria Kurti, nga Ministri i jashtëm Glauk Konjufca, nuk duhet të ndalet vetëm tekpërfaqësuesit diplomatik të PDK-së, AKR-së e AAK-s, por duhet të batet performanca, të bëhet vlerësimi edhe për përfaqësuesit e LDK-së. “VV duhet të veproj njëjtë, për tu mbështetur në bazën e profesionalizmit, edhe me ambasadorët e përfaqësuesit diplomatik të shumtë të LDK, dhe njerëz të shumtë të këtij subjekti që me vite shërbejnë nëpër shumë ambasada e shërbime konsullare. Ky fillimi i depolitizimit nuk duhet të ndalet sepse depolitizomi si proces i domosdoshëm akoma është shumë larg për të ndodhë si tërësi. Mos të harrojmë se MPJ përbëhet kryesisht nga struktura e njerëzve që përfaqësojnë PDK-në dhe LDK-në. Ambasadorët dhe shërbyesit partiak mundë të kthehen në MPJ por problemet mbetën të njëjta nëse ata nuk zëvendësohen me profesionistë të fushës sepse nga aty pastaj prapë merren me politikë dhe parti në kuadër të MPJ-së’, thotë Burjani për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)