E zbulon analisti: Në këtë vend u intervistua Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale, skenari i frikshëm po përgatitet

  • 10 March 2020 - 07:32
E zbulon analisti: Në këtë vend u intervistua Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale, skenari i frikshëm po përgatitet

“Në momentin që Presidenti Thaçi e ka parë se nuk do të shpëtoj nga Gjykata Speciale ka filluar edhe obstruksionet ndaj saj duke u munduar për ta ulur dhe defunksionalizuar punën dhe fuqinë së saj, sidomos pas intervistimit të tij në fundin e muajit nëntor të vitit të kaluar në kryeqytetin austriak, në Vjenë. Dhe deri në ngritjen e aktakuzave të para ne do të shohim edhe tentime të tjera nga presidenti Thaçi por edhe nga para politika e lidhur me partitë e të ashtuquajturit “krahu i luftës”, siç janë protestat, atentate ndaj se cilit që dyshohet se ka qenë dëshmitar apo ka dhënë dëshmi për Gjykatën Speciale. Këtu dua të kujtoj se edhe vrasja e Qerim Kelmendit është bërë për këto motive, që të pengohet Gjykata Speciale dhe t’i bëhet e pamundur kontakti me njerëz që dyshohen për vrasje, sidomos për ato politike të pasluftës’, thotë analisti politik Nexhat Haziri për Kosova Sot Online”.

Shkëmbimin e letrave në mes të Presidentit Hashim Thaçi dhe sekretarit amerikan të shtetit Mike Pompeo, me qëllim të ndryshimit të mandatit të Gjykatës Speciale, analisti politik Nexhat hairi e sheh si një para përgatitje të partive të krahut të luftës që ta fillojnë kundërshtimin e fuqishëm të veprimit të kësaj gjykate, që në momentin e zbardhjes së aktakuzave të para, dhe fillimin e arrestimeve. Haziri mendon se në krejt këtë plan, që nga momenti i votimit të Gjykatës në Kuvend, është i përfshirë Presidenti Thaçi, aso kohe, para më shumë se 5 vitesh,ishte kryeministër vendi, sepse vazhdimisht ka punuar që pavarësisht se mundë të jetë objekt i ndjekjes nga kjo Gjykatë, ta përdorë atë për të shpëtuar veten dhe dëmtuar të tjerët përreth tij, duke filluar nga bashkë partiakët e më tej, bashkëpunëtorë e krahut të luftës, e së fundi po e përdorë edhe në dialogun me Serbinë.

Image
Nexhat Haziri

“Që nga krijimi i kësaj Gjykate dhe votimi i saj në Kuvendin e Kosovës si rezultat i presionit ndërkombëtar, presidenti Hashim Thaçi, asnjëherë nuk ka reshtur që këtë institucion të drejtësisë ta shohë dhe të mundohet ta përdor me “kutet” e tij politike. Kur iu është dashur ai e ka përdorur si presion për ti disiplinuar njerëzit apo rivalët brenda llojit në “oborrin“ e tij politik. Është munduar që duke u shfaqur pragmatik në raport me ndërkombëtarët, të fitoj një lloj imuniteti për vetën e tij në raport me Gjykatën Speciale, por gjithashtu e ka përdorur edhe në procesin e bisedimeve me Serbinë, si një kusht që ai të mos ndiqet në shkëmbim me çfarëdo marrëveshje me Serbinë, pa marrë parasysh se sa e favorshme do të ishte ajo marrëveshje për Kosovën’, thotë Haziri për “Kosova Sot Online”

Mirëpo tani kur sipas Hazirit Thaçi ka marr sinjale se është ngushtuar fusha e manovrimit, dhe nuk mundë të mbetet më gjatë i pa prekur nga kjo Gjykatë, ka filluar të bëjë çmos, edhe plane nga më të ndryshmet që të pengohet puna e saj.

“Në momentin që Presidenti Thaçi e ka parë se nuk do të shpëtoj nga Gjykata Speciale ka filluar edhe obstruksionet ndaj saj duke u munduar për ta ulur dhe defunksionalizuar punën dhe fuqinë së saj, sidomos pas intervistimit të tij në fundin e muajit nëntor të vitit të kaluar në kryeqytetin austriak, në Vjenë. Dhe deri në ngritjen e aktakuzave të para ne do të shohim edhe tentime të tjera nga presidenti Thaçi por edhe nga para politika e lidhur me partitë e të ashtuquajturit “krahu i luftës”, siç janë protestat, atentate ndaj se cilit që dyshohet se ka qenë dëshmitar apo ka dhënë dëshmi për Gjykatën Speciale. Këtu dua të kujtoj se edhe vrasja e Qerim Kelmendit është bërë për këto motive, që të pengohet Gjykata Speciale dhe t’i bëhet e pamundur kontakti me njerëz që dyshohen për vrasje, sidomos për ato politike të pasluftës’, thotë analisti politik Nexhat Haziri për Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)