Gjashtë të prekurit me koronavirus në karantinë te Infektivi, ja si paraqitet gjendja e tyre

  • 10 March 2020 - 10:21
Gjashtë të prekurit me koronavirus në karantinë te Infektivi, ja si paraqitet gjendja e tyre

Numri i personave të prekur me koronavirus në Shqipëri ka shkuar në gjashtë, pacienti “zero” është një 28 vjeçar dhe katër janë familjarë të tij dhe një tjetër rast që konsiderohet si vatër e re është një 31-vjeçar, që ka udhëtuar nga Milano vetëm gjashtë ditë më parë.

Për të parë më nga afër situatën News24 ishte parë ambienteve të infektivit, i cili është zbrazur nga pacientët e tjerë dhe po mbahet për raste të tjera të mundshme të prekur nga ky virus.

Sikurse raportohet asnjë prej të prekurve nuk paraqet komplikacione dhe nuk ka nevojë të mbahen në reanimacion.

Në katin e tretë të infektivit ndodhen ende edhe disa pacientë, të cilëve nuk u është gjetur akoma një mundësi sistemimi, ndërsa lejohet lëvizja vetëm e personelit mjekësor, të pajisur me maska e veshje të posaçme.

(Kosova Sot Online)