Këshilltari i Kurtit: Tarifën do ta heqim sapo ta marrim konfirmimin nga Serbia

  • 11 March 2020 - 08:34
Këshilltari i Kurtit: Tarifën do ta heqim sapo ta marrim konfirmimin nga Serbia

Pas presioneve të shumta nga zyrtarët amerikanë për heqjen e taksës por edhe nga partneri i koalicionit, LDK ndaj kryeministrit Albin Kurti ka reaguar edhe këshilltari i tij, Luan Dalipi.

“Aleanca jonë strategjike me Shtetet e Bashkuara dhe botën demokratike është me rëndësi jetike dhe Qeveria e Kosovës do të bëjë çmos për të ruajtur dhe avancuar marrëdhëniet tona”, ka shkruar Dalipi në Facebook.

“Ne do ta heqim tarifën në tërësinë e saj, sapo të marrim konfirmimin nga Serbia se ajo do të ndalojë fushatën e saj të çnjohjes, si dhe të heq barrierat e saj jo-tarifore për Kosovën. Kjo do të krijojë një bazë të fortë për një dialog të prosperuar dhe marrëdhënie reciproke me Serbinë”, ka theksuar ndër të tjera Dalipi.

(Kosova Sot Online)