Informata rreth Zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës
Si të plotësohet fletëvotimi për Kryetar Komune
Hapi 1 Pasi të hyni në kabinën e votimit, sigurohuni që fletëvotimi është i vulosur.
Hapi 2 Në fletëvotim janë të renditur emrat e kandidatëve, ju duhet të shënjoni vetëm një kandidat.
Për të mbrojtur fshehtësinë e votës, paloseni fletëvotimin para se të largoheni nga kabina dhe më pas vendoseni në kutinë e votimit.
Për të votuar, mjafton të keni njërin prej këtyre dokumenteve të lëshuara nga Republika e Kosovës:
Letërnjoftim i vlefshëm;
Pasaporta e vlefshëm;
Dokumenti i vlefshëm i udhëtimit; dhe
Patentë shoferi.
Të gjitha vendvotimet në komunën e Podujevës, do të hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.
(Kosova Sot Online)