Raste të reja të dyshuara me koronavirus në Kosovë

  • 11 March 2020 - 14:20
Raste të reja të dyshuara me koronavirus në Kosovë

Pacientë nga vende të ndryshme po ndalen në Klinikën Infektive të QKUK’së për t’iu kryer mostrat e nevojshme rreth dyshimeve se janë prekur nga virusi kinez Covid-19 apo i njohur ndryshe si koronavirusi.

(i plotësuar)

Drejtues të Klinikës Infektive i kanë thënë medias se asnjë mostër e marrë deri tash nuk ka rezultuar pozitive.

“Katër mostra kanë shku. Rezultatet e të njëjtave ende nuk kanë dalë. Piritet qe të dërgohen edhe disa mostra të tjera të pacientëve qe kanë shku në QKUK me sinptoma të koronës”, ka thënë Valbon Krasniqi, i deleguar i Komitetit për të raportuar  për situatën rreth koronacirusit.

Rreth pesë pacientë në këto momente janë duke pritur për t’i bëhen mostrat në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik.

Analizat për të njëjtit pritet që të dalin gjatë ditës së sotme.

Ndërkohë, deri më tani në Kosovë janë analizuar më shumë se 60 persona me dyshimet për koronavirus. Por të gjitha këto raste kanë rezultuar negative. Do të thotë nuk kanë pasur virusin korona.

(Kosova Sot Online)