Presidenti Thaçi sulm frontal kundër kryeministrit Kurti, po fillon një epokë e re dhe e keqe
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një shkrimi të titulluar “Përpëlitjet e Kurtit”, e ka quajtur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, gënjeshtar dhe mashtrues, frikacak dhe djallëzor. Thaçi gjithashtu tha se Kurti po e përçan politikën dhe institucionet e Kosovës, po përqesh dhe saboton shtetin.
Tutje, presidenti Thaçi e ka quajtur Kurtin të padinjitet, i ka thënë se nuk ka guxim ta heq taksën e as ta vërë reciprocitetin.
Sipas presidentit Thaçi, Kruti po angazhohet për shkatërrimin e aleancave historike. Gjithashtu, ka thënë se kjo qasje është fyese dhe e rrezikshme për raportin Kosovë-SHBA.
Presidenti Thaçi, ia ka kujtuar Kurtit qëndrimet e tij për konferencën e Rambujesë, administratën e presidentit Bill Klinton, administratën e presidentit George Ë. Bush, administratën e presidentit Barack Obama dhe së fundmi kundër administratës së presidentit Donald Trump.
Krejt në fund, Thaçi kujtoi se populli i Kosovës ka besim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe bën thirrje që kjo aleancë të mbrohet.
(Kosova Sot Online)