Ministri Vitia: Deri më tani s’ka raste të konfirmuara të koronavirusit në Kosovë

  • 12 March 2020 - 15:31
Ministri Vitia: Deri më tani s’ka raste të konfirmuara të koronavirusit në Kosovë

Përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë bashkë me zyrtarët e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik kanë deklaruar se deri më tani në Kosovë ende nuk është asnjë rast i konfirmuar me Covid-19, apo koronavirusin.

Ministri Arben Vitia u shpreh se të gjitha institucionet shëndetësore sot do ta pranojnë qarkoren informative për koronavorusin:

1. Të kufizohet rrept lëvizja e personave tq paauniformuar në institucionet spitalore.

2. 2. Të gjitha instucionet spitalore t’i kenë të përgaditura vendet e vecanta për trajtim.

3. Në të gjitha institucionet e vendit të shtohet kujdesi, higjiena e të aplikohen udhëzimet e OBSH’së për Covod-19”.

(Kosova Sot Online)