Tenton të dalë jashtë zonës së kufizuar të Klinës, arrestohet një person

  • 15 March 2020 - 10:33
Tenton të dalë jashtë zonës së kufizuar të Klinës, arrestohet një person

Tenton të dalë jashtë zonës së kufizuar të Klinës, arrestohet një person

Një person ka tentuar që të dalë jashtë zonës së kufizuar të Klinës, zonë kjo e cila tashmë është futur në karantinë për shkak gjendjes së koronavirusit në Kosovë.

Menjëherë pas ketij veprimi, Policia ka arrestuar të dyshuarin.

Raporti i plotë:

Fsh. Terstenik, Pejë, 14.03.2020-18:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull K banor i një fshati të Klinës të cilit policia ia ka bërë me dije se me urdhër të Qeverisë së Kosovës nuk i lejohet që të lëvizë në komunat tjera për shkak të epidemisë dhe i njëjti me shpejtësi vazhdon me veturë në drejtim të Pejës. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

(Kosova Sot Online)