Koronavirusi ia merr jetën mjekut italian, vdiq në krevat pasi i tha gruas se ishte shumë mirë

  • 16 mars 2020 - 08:55
Koronavirusi ia merr jetën mjekut italian, vdiq në krevat pasi i tha gruas se ishte shumë mirë

Një para-mjek italian i emergjencës që vdiq nga koroanvirusi, vetëm disa orë më herët i kishte thënë gruas së tij se ishte shumë mirë, raportojnë mediat italiane.

47-vjeçari Diego Bianco, i cili punonte me shërbimin italian të ambulancave vdiq dje në shtëpinë e tij në Montello, në veri të Italisë, ku jetonte më gruan dhe djalin e tyre.

Para-mjeku nga Bergamo ishte testuar një ditë më parë për COVID-19 pasi ai dhe disa kolegë kishin shfaqur simptoma të koronavirusit, ndërsa vdiq vetëm pas dy ditësh.

Gruaja e tij e shtangur, Maruska Capoferri, tha se një natë para se të vdiste Diego i tha: “Shko të flesh e dashur, nuk kam për të vdekur nga kjo. Dua vetëm një pozicion të rehatshëm për të fjetur”.

Ata kishin nisur të flinin në dhoma të ndryshme që prej nisjes së simptomave. Dy orë më pas kur Maruska u kthye ta kontrollonte, gjendja ishte përkeqësuar teksa vështirësitë në frymëmarrje i shkaktuar një atak kardiak.

Maruska tha se ambulanca erdhi rreth 20 minuta më pas, u munduan ta shpëtonin Diegon por nuk arritën. Ai nuk kishte të tjera probleme të shëndetit.

Qendra shëndetësore ku ai punonte ishte dezinfektuar në fillim të javës por dhe punonjës të tjerë shfaqën simptoma koronavirusi dhe qëndruan në shtëpi. Kolegët e tj thanë se vdiq për një ditë e gjysmë pas përkeqësimit.

(Kosova Sot Online)