Pejë : Nuk respektuan urdhërin për izolim, arrestohen gjashtë persona

  • 16 March 2020 - 09:46
Pejë : Nuk respektuan urdhërin për izolim, arrestohen gjashtë persona

Shumë biznese gjatë ditës së djeshme u haptën në qytetin e Pejës, pavarësisht thirrjeve të ndryshme për mos-hapjen e tyre. Duke e parë këtë situatë, Prokuroria e Pejës është vënë në aksion.  Si rrjedhojë, gjashtë persona të ndryshëm, për raste të ndara, janë arrestuar nga ana e Policisë me urdhërin e Prokurorisë së shtetit.

Ata u arrestuan nën veprën penale “Mos veprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Lajmin për arrestimin e këtyre gjashtë personave e ka bërë të ditur për media të hënën, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pjeës, Shkodran Nikci.

“Prokurorja kujdestare e Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore të Pejës, gjatë ditës se djeshme (24 orëve të fundit) ka ndaluar gjashtë (6) persona (në raste të ndara) për veprën penale “Mos veprimi sipas dispozitave shëndetësore gjate epidemisë”, nga neni 250, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës:, thuhet në përgjigjen e tij.

(Kosova Sot Online)