Situata nga koronavirusi, Haradinaj përgëzon të gjitha institucionet për punën

  • 18 March 2020 - 14:41
Situata nga koronavirusi, Haradinaj përgëzon të gjitha institucionet për punën

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj përgëon të gjitha institucionet e vendit që, sipas tij, me vetëmohim po i dalin në ndihmë qytetarëve.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook thotë se situata e krijuar nga virusi Covid-19 duhet trajtuar me seriozitetin më të madh.

“Situata e krijuar me COVID – 19 kërkon vigjilencë në të gjitha nivelet e institucioneve. Këtë situatë duhet ta trajtojmë me seriozitetin më të madh. Me këtë rast dëshiroj t’i përgëzoj të gjitha institucionet e vendit që me vetëmohim po i ndihmojnë qytetarët”, ka shkruar Haradinaj.

Ai tutje kërkon unifikim dhe angazhim të të gjitha instancave shtetërore.

“Zbatimi i vendimeve është në shërbim të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve”, ka shkruar Haradinaj.

(Kosova Sot Online)