Akuzon analisti i njohur: Ky është skenari i fshehtë në mes Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit për rrëzimin e Qeverisë Kurti

  • 22 March 2020 - 09:03
Akuzon analisti i njohur: Ky është skenari i fshehtë në mes Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit për rrëzimin e Qeverisë Kurti

“Në fakt Hashim Thaçi, në mënyrë që faji të mos i mbetet atij personalisht, për rrëzimin e qeverisë Kurti në një situatë kaq të jashtëzakonshme dhe të rëndë pandemie botërore nga Koronavirusi, nga e cila nuk u kursye as Kosova, ai kësaj radhe si "kalë troje", e përdori me mjeshtëri Isa Mustafën, për të rrëzuar qeverinë aktuale dhe krijuar rrethana, në të cilat duhet të ketë gjithë përfshirje përfaqësuese në qeveri dhe në Kuvend, në mënyrë që pas nënshkrimit të marrëveshjes në dëm të Kosovës, të mos ketë më patriot as tradhtar, që ta akuzojnë njëri tjetrin për vendime në dëm të shtetit, por përgjegjësia të jetë e përbashkët, sado e rëndë dhe e dhimbshme të jetë finalja e imponuar nga Hashim Thaçi dhe faktori ndërkombëtar për arritjen e marrëveshjes me Serbinë”, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik Gani Qarri, dërgimin e mocionit të LDK-së në Kuvend, për rrëzimin e Qeverisë Kurti, dhe tërheqjen e dekretit për ta shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit, e she si një veprim të koordinuar mes LDK-së dhe Hashim Thaçit, me qëllim të vetëm që të zhvishet nga pushteti LVV-ja dhe Albin Kurti, të vazhdohet kjo gjendje me krijimin e një qeverie tjetër, me përbërje të re politike, dhe të ruhet autoriteti i Hashim Thaçit për vazhdimin e dialogut me Serbinë, për ta firmosur marrëveshjen e kontestuar për shkëmbim territoresh. Marrëveshje të cilën nuk do ta pranonte për asnjë çmim, qeveria e drejtuar nga LVV dhe Albin Kurti.

Image
Gani Qarri

“Mjerisht, kohët e fundit,po tentohet me çdo mënyrë që të rrëzohet Qeveria Kurti dhe të imponohet gjithë përfshirja përfaqësuese në qeveri dhe Kuvend, në mënyrë që pas nënshkrimit të marrëveshjes fajtomë të Hashim Thaçit e Aleksandër Vuçiqit, të mos ketë më patriot e tradhtar, që do ta akuzonin njëri tjetrin për vendime në dëm të shtetit, por përgjegjësia të mbetet e përbashkët dhe bie mbi të gjithë nga pak, sado e dhimbshme dhe e dëmshme, që mund të jetë finalja e imponuar nga kuislingu Hashim Thaçi i cili tash e sa vite punoi bashkë me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuqiq, për ta sjellë vendin në këtë situatë dhe vendosë Kosovën në gjendje të pa shtegdalje edhe para faktorit ndërkombëtar”, thotë analisti politik Gani Qarri për "Kosova Sot Online".

Sipas Qarrit, manovrimet e Hashim Thaçit dhe turri i opozitës së demaskuar, për ta rrëzuar sa më parë qeverinë aktuale, e cila po rrezikon pasurinë e paligjshme dhe interesat e tyre private, për të formuar një Qeveri gjithëpërfshirëse të ashtuquajtur qeveri teknike, apo të "unitetit" është treguesi më domethënës që flet hapur se vërtetë Kosovën e pret një marrëveshje tepër e dhimbshme dhe aspak e favorshme me Serbinë.

“Në fakt Hashim Thaçi, në mënyrë që faji të mos i mbetet atij personalisht, për rrëzimin e qeverisë Kurti në një situatë kaq të jashtëzakonshme dhe të rëndë pandemie botërore nga Koronavirusi, nga e cila nuk u kursye as Kosova, ai kësaj radhe si "kalë troje", e përdori me mjeshtëri Isa Mustafën, për të rrëzuar qeverinë aktuale dhe krijuar rrethana, në të cilat duhet të ketë gjithë përfshirje përfaqësuese në qeveri dhe në Kuvend, në mënyrë që pas nënshkrimit të marrëveshjes në dëm të Kosovës, të mos ketë më patriot as tradhtar, që ta akuzojnë njëri tjetrin për vendime në dëm të shtetit, por përgjegjësia të jetë e përbashkët, sado e rëndë dhe e dhimbshme të jetë finalja e imponuar nga Hashim Thaçi dhe faktori ndërkombëtar për arritjen e marrëveshjes me Serbinë”, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Qarrit, është e pa pranueshme dhe tepër e dëmshme për të ardhmen e vendit, duke pasur parasysh faktin se në çfarë rrethanash e momenti kritik dhe gjendje të rëndë për vendin, po imponohen lojëra të tilla të pista nga Hashim Thaçi dhe ish funksionari i qeverisë millosheviqiane Isa Mustafa, edhe nga kuislingu Thaçi dhe UDB-ashi, lojëra që do të duhej ndalur me akte veprimi nga qytetarët, të cilët veç kanë filluar të protestojnë dhe atë duhet ta vazhdojnë .

“Qytetarët e Kosovës, as që do të lejojnë të jetë funksionale, legale as legjitime një qeveri e përkohshme e ashtuquajtur teknike, qoftë ajo edhe e spektrit të gjerë, për të marr vendime kaq të dëmshme e të pafavorshme në emër të shtetit të Kosovës, përkundër prishjes së koalicionit LVV-LDK, akt pas të cilit mund të komplikohet tej mase situata në vend dhe shpërthejnë pakënaqësi e revolta të pakontrolluara popullore gjithandej Kosovës. Përndryshe, loja e ndytë e Isa Mustafës për prishjen e koalicionit nuk është e tashme por ajo ka filluar qysh kur ai në koordinim me Hashim Thaçin, dërgoi në mënyrë private dhe pa asnjë dakordim me Qeverinë aktuale, në Amerikë, njërin nga shkurtabiqët e LDK-s, të lidhur familjarisht me funksionar të PDK-s, Skënder Hysenin, për të marrë nga Grenell instruksionet se si, dhe kur duhet të prishet koalicioni dhe rrëzohet Qeveria Kurti”, thotë analisti politik Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Qarrit, është krejtësisht manipulative dhe fallco tendenca e nga Isa Mustafa nga i cili po merret si pretekst, çështja e taksës dhe shkarkimi i ministrit të LDK-së, Agim Veliu nga Kryeministri Kurti si shkas që raportet LVV-LDK të shkojnë drejt fundit, përderisa vet LDK një natë më parë e dërgoi Agim Veliun, para një televizioni miqësor ndaj PDK-s,të kërkonte gjendje të jashtëzakonshme, pa asnjë informim, konsultim as koordinim me qeverinë e vendit, vartës i të cilës ishte dhe ai vet.

“Prishja e koalicionit qeverisës, po bëhet me dije dhe porosi nga brenda dhe jashtë, pikërisht në momentet më kritike për vendin, kur asnjëra nga të gjitha partitë politike, nuk kanë disponim për të shkuar në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme por insistojnë në krijimin e një qeverie të përkohshme teknike me bazë të gjerë, vetëm për të miratuar marrëveshjen shkatërrimtare dhe nënshkruar praktikisht vdekjen e shtetit të Kosovës, kinse në emër të tejkalimit të situatës politike dhe vazhdimit të dialogut me Serbinë’, thotë Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)