Ndryshon moti në Kosovë, nisin reshjet e borës

  • 22 March 2020 - 22:49
Ndryshon moti në Kosovë, nisin reshjet e borës

Në Kosovë, tashmë kanë filluar reshjet e borës. Komuna e Dragashit tashmë është zbardhur.

Ndryshimin e motit e kishte paralajmëruar edhe Instituti Meteorologjik i Kosovës që parashikoi temperatura të ftohta të përcjella me reshje bore.

“Si pasojë e masave të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit do të kemi rënie në fushat termike.

Krahas kësaj situate meteorologjike do të ketë edhe reshje kohë pas kohe të shiut dhe borës. Deri në mesin e javës minimalet do të shënojnë vlera negative, ndërsa nga dita e enjte parashihet të ketë ngritje të lehta të temperaturave maksimale”.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-12 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-12m/s.

(Kosova Sot Online)