Policia kujdeset për ruajtjen e distancës, derisa qytetarët marrin socialin në Vushtrri

  • 24 March 2020 - 11:31
Policia kujdeset për ruajtjen e distancës, derisa qytetarët marrin socialin në Vushtrri

Kreu i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka treguar se Policia e Kosovës është duke u kujdesur për të vendosur rend, derisa qytetarë të shumtë janë duke pritur për të marrë asistencën sociale.

Tahiri ka thënë se Policia është duke u kujdesur që të ruhet distanca fizike mes njerëzve që po presin në rend, ndërkohë thotë se me bashkëpunim do të kalohet një situatë e tillë e krijuar nga pandemia COVID-19.

“Policia e Kosovës kujdeset për ruajtjen e distancës fizike gjatë shpërndarjes së asistencës sociale në Vushtrri . Edhe këtë situatë e kalojmë me bashkëpunim. #rriNshpi #papolitikë ruaje vehten e familjen nga #coronavirus”, ka shkruar Tahiri.

Megjithatë në disa qytete të tjera të Kosovës janë parë radhë të gjata njerëzisht duke pritur për të marrë asistencën sociale, duke mos respektuar kështu rekomandimet e IKSHP për ruajtjen e distancës prej 2 metrave, me qëllim të përandalimit të shpërndarjes së koronavirusit.

(Kosova Sot Online)