Thaçi: Lezja do t’i mungojë skenës, televizionit e tërë Kosovës
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thënë se me pikëllim ka marr lajmin për vdekjen e artistes së njohur Leze Qena, në këto ditë të pandemisë.
“Leze Qena na ka bërë të qeshemi, të qajmë, të duam teatrin e televizionin, të duam artin e jetën, me dekada të tëra. Lezja do t’i mungojë skenës, televizionit, tërë Kosovës. Ngushëllimet më të thella familjes dhe kolegëve të saj”, ka shkruar Thaçi në Facebook. Aktorja e mirënjohur shqiptare, Leze Qena ka vdekur sot në moshën 85-vjeçare.
(Kosova Sot Online)