Deputetja e LDK’së: Kryeministër pse e nise këtë krizë, pse e shkarkove Veliun

  • 25 March 2020 - 14:19
Deputetja e LDK’së: Kryeministër pse e nise këtë krizë, pse e shkarkove Veliun

Deputetja e LDK’së, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka thënë në Kuvend të Kosovës se vetëm së bashku me Vetëvendosjen kanë mundur që ta shkarkojnë nga detyra presidentin Hashim Thaci.

Ajo ka deklaruar se Kurti e ka nxjerrë LDK’në në një pozitë të palakmueshme.

“Na keni nxjerrë në një pozitë jashtëzakonisht të palakmueshme, me që kryeministri e ka pasur aleatin e vetëm LDK’së pse i rrënoi urat e bashkëpunimit me LDK’në, është mirë që të tregohet se cka fshihet pas kësaj krize. LDK e ka lidershipin e vet, dhe LDK vendos vetë për veten, ju mundeni me vendos vetëm për partinë tuaj. Unë jam e lumtur që si deputet të mbetemi edhe në opozitë, shumë me dëshirë pranojmë te jemi në opozitë po jo të nënshtrohemi nga ju”, ka shtuar ajo.

Deputetja e LDK’së thotë se Kurti duhet të bëjë kompromis së bashku me LDK’në.

“Të gjithë kemi luftuar bashkë që ta largojmë Thacin prej presidentit. Ju si kryeministër duhet të bëni një kompromis sepse vetëm bashkë LDK dhe LVV e largojnë Thacin. Shkarkimi i ministrit, është në pyetje injorimi dhe degradimi i LDK’së”, shtoi ajo.

(Kosova Sot Online)