NYP: Çdo 17 minuta një njujorkez humb jetën nga COVID-19

  • 28 March 2020 - 23:15
NYP: Çdo 17 minuta një njujorkez humb jetën nga COVID-19

Koronavirusi po vret një person çdo 17 minuta në Nju Jork, njoftoi gazeta amerikane ”New York Post”.

”Më shumë se 26 600 njerëz janë infektuar në metropol, nga të cilët 5 250 janë shtruar në spital. Pacientët me koronavirus në kujdes intensiv arritën në 1 175 në qytet”, shtoi gazeta.

”Zona më e prekur është Kuins me 8 529 raste, e ndjekur nga Bruklin me 7 091, Bronks me 4 880, Manhatan me 4 627 dhe Stajtën Ajlënd me 1 534”, theksoi ajo.

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi të martën se SHBA-ja me 330 milionë banorët e saj mund t’ia kalonte Europës duke u bërë epiqendra e pandemisë së COVID-19 në botë.

(Kosova Sot Online)