Matoshi i reagon Bahtirit: Sehirbazi nga Mitrovica po lypë gjakderdhje në Kosovë

  • 30 mars 2020 - 13:25
Matoshi i reagon Bahtirit: Sehirbazi nga Mitrovica po lypë gjakderdhje në Kosovë

Ish këshilltari i Ramush Haradinajt dhe publicist Halil Matoshi ka reaguar pas deklaratave të Kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtirit, i cili sot ka kërcënuar me vëllavrasje në vend, në rast se krijohet qeveri e re, pa shkuar në zgjedhje.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Matoshi ka thënë se sehirbazi nga Mitrovica po lypë gjakderdhje në Kosovë.

“Sot, sehirbazit nga Mitrovica i qenkëshin rritë thonjtë dhe po lypka gjakderdhje në Kosovë”, ka shkruar Matoshi.

Ai ia ka kujtuar Bahtirit se thirrja në trazira dhe dhunë ndëshkohet me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

“Thirrja në trazira dhe dhunë âshte e ndëshkueshme në kodin penal të Kosovës, porse ashiqare, prokurorë të paguximshëm sapo janë bâ gati për konvertim!?”, ka shkruar Matoshi.

(Kosova Sot Online)