Shkon në 540 numri i viktimave të koronavirusit në Zvicër

  • 04 April 2020 - 16:14
Shkon në 540 numri i viktimave të koronavirusit në Zvicër

Agjencia e Shëndetësisë Publike në Zvicër njoftoi se numri i të vdekurve nga koronavirusi në shtetin helvetik ka shkuar në 540.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në Zvicër nga koronavirusi vdiqën 56 persona, shkruan “Reuters”.

Rritje shënoi edhe numri i të infektuarve. Nga 19303 sa ishte të premten, kjo shifër të shtunën shkoi në 20 mijë e 278 persona.

Ndonëse nuk është në mesin e vendeve me popullsi të madhe, Zvicra ka numër relativisht të madh të rasteve të infektimeve dhe viktimave të koronavirusit, në krahasim me vendet e tjera evropiane.

(Kosova Sot Online)