Ja cilat janë shifrat më të reja rreth koronavirusit në botë

  • 06 April 2020 - 08:30
Ja cilat janë shifrat më të reja rreth koronavirusit në botë

Sipas Universitetit “Johns Hopkins”, numri i rasteve të koronavirusit në mbarë botën ka shkuar në 1 milion e 275 mijë persona, kurse rreth 69 mijë e 500 kanë vdekur. Më shumë se 77 mijë të infektuar janë shëruar.

Në vendin e parë për numrin e infektimeve vazhdojnë të mbeten Shtetet e Bashkuara me mbi 337 mijë raste. Pas tyre janë Spanja me 131 mijë dhe Italia me rreth 129 mijë të infektuar, shkruan “Gazeta Express”.

Në anën tjetër, Italia është shteti me më së shumti viktima. Atje deri më tani janë regjistruar 15 mijë e 887 persona të vdekur nga koronavirusi. Në vendin e dytë është Spanja me 12 mijë e 600 viktima, ndërsa në të tretin Shtetet e Bashkuara me mbi 9 mijë e 600 të vdekur.

Sa i përket numrit të personave të shëruar, më së shumti raste ka në Kinë – mbi 77 mijë, pastaj në Spanjë janë 38 mijë persona të shëruar dhe në Gjermani mbi 28 mijë.

Përpos këtyre shteteve, numër i madh i rasteve të infektimeve është shënuar edhe në Francë, Iran, Britani të Madhe, Turqi dhe Zvicër. Të gjitha këto shtete i kanë nga më shumë se 20 mijë të infektuar.

(Kosova Sot Online )